Shkëmbi i famshëm Taft Point, te parku kombëtar “Yosemite”, në SHBA, u përmend nga mediat dy herë brenda një jave.

Herën e parë u krijua një situatë e veçantë. Një fotograf ishte ngjitur në shkëmbin përballë për t’i bërë një foto nga larg shokut të tij, kur të dilte te maja e famshme. Pasi shoku u largua, fotografi pa një çift që doli te i njëjti vend. Djali u ul në gjunjë të propozonte vajzën dhe fotografi nuk mund ta linte çastin romantik.

Rezultati ishte një foto aq artistike, sa ai bëri një postim në Twitter, ku i kërkonte internetit që t’i gjenin çiftin e t’ua jepte foton si kujtim.  Ngjarja u bë virale dhe u shpërnda me mijëra herë. Shkëmbi nisi të shihet nga njerëz në të gjithë botën.

Por sikur të mos mjaftonte magjia përrallore e fotos, ashtu si princit të kaltër, kur kërkonte Hirushen me këpucën e kristaltë në dorë, dhe fotografit i erdhën me dhjetëra kandidatë që thoshin se ishin ata çifti i fotografuar. Asnjëri nuk përputhej me format që dukeshin zbehtë në imazh.

Por vetëm pak ditë pas kësaj, erdhi tragjedia. Një tjetër çift që ishte ngjitur në majën e famshme Taft, e cila njihet për propozime, ranë nga shkëmbi dhe humbën jetën. Dhe më e  keqja është se nuk janë të parët. Tetë veta kanë vdekur në park në vetëm gjashtë muajt e fundit. 10 që nga fillimi i vitit.

FOTO GALERI
2/8
Sot ka mbetur vetëm njëra me tunel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA