Reforma kundër basteve me efekte elektorale? Ervin Bushati përgjigjet në “Top Talk”

24/10/2018 16:07

Teksa jemi afro 8 muaj larg nga zgjedhjet e ardhshme lokale, qeveria Rama ka ndërmarrë edhe një nismë tepër të rëndësishme e radikale kundër lojërave të fatit, e natyrshëm lind edhe pyetja nëse kjo ka efekt elektoral.

I ftuar për të folur për nismën e mazhorancës për mbylljen e pikave të basteve si dhe për ndryshimin e ligjit për lojërat e fatit, deputeti Ervin Bushati, u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse kjo reformë ka apo jo efekte elektorale.

“Ne kemi zgjedhje në Shqipëri çdo dy vite, nuk mendoj se gjera bëhen për një palë zgjedhje apo për një tjetër. Ne mendojmë se adresojmë vullnetin dhe masën dërrmuese të qytetarëve me këtë ndryshim që bëjmë në lighjin për lojërat e fatit. Ftoj PD të vijë ta votojë ligjin. Nuk ka asnjë prapaskenë në këtë ligj”, u përgjigj ai.

Top Channel