Prindërit e 6-vjeçarit të cilit nuk i erdhën shokët për ditëlindje, thanë sot se ishte ditëlindja e parë që i kishin planifikuar me shokë, ndaj dhe ai ishte mërzitur shumë që nuk i shkoi njeri.

Megjithatë, ata thonë që djali e kapërceu mërzitjen, pasi prindërit e nxorën shëtitje dhe e çuan nëpër lodra e argëtime të tjera. Mamaja thotë se do të donte të mos e kishte hedhur kurrë foton në rrjete sociale, për shkak të vëmendjes së madhe që mori fëmija. Ajo tregon se bashkëshorti i kishte thënë të mos e bënte, por ishte diçka çasti, pasi ndihej shumë e zemëruar.

“Nuk e bëmë as për vëmendje, as për dhurata”, thotë mamaja. “15 nga prindërit e ftuar më kishin shkruar se do të vinin, ndërsa të tjerë kishin thënë që nuk mundeshin. Ishte diçka momenti. E postova foton në rrjetet sociale e kur ma kërkoi një media lokale, nuk prisja që prej aty të përhapej në gjithë botën”, thotë ajo.

Djali, ndërkohë, e ka kapërcyer mërzitjen, si çdo gjashtë-vjeçar. Të nesërmen ka shkuar në shkollë dhe shokët e kanë takuar të gjithë, duke i kërkuar falje që nuk kishin pasur mundësi të shkonin. Prindërit thonë që vitin tjetër nuk kanë ndërmend t’ia bëjnë ditëlindjen me shokë, por do ta çojnë në ndonjë vend të bukur që të argëtohet.

FOTO GALERI
2/4
“Nuk e bëmë as për vëmendje, as për dhurata”, thotë mamaja. “15 nga prindërit e ftuar më kishin shkruar se do të vinin, ndërsa të tjerë kishin thënë që nuk mundeshin. Ishte diçka momenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA