25/11 14:33
Angazhimet e Përfaqësueseve në futboll kanë përfunduar dhe këtë javë do të rikthehen të luhen ndeshjet e kampionateve të klubeve.
Për të motivuar futbollistët e saj të zemrës, Romës, ka menduar modelja, aktorja dhe “show girl”-i e njohur italiane, Marika Baldini.
Kjo e fundit ka realizuar një set fotografik mjaft “të nxehtë”, ku është treguar e pakursyer me ndjekësit e saj në Instagram.
Në pozat e Baldinit nuk mungojnë ato me fanellën e Romës, por edhe të brendshme verdhekuqe, ashtu si ngjyrat e skuadrës së saj të zemrës.
29-vjeçarja italiane ndiqet nga më tepër se 200 mijë fansa në Instagram, ndërsa thuajse çdo javë shpreh mbështetjen për Romën nga shkallët e stadiumit.
Top Channel