Prokuroria pushon hetimin për Edi Ramën, Vasili: I dorëzohet përfundimisht krimit

16/10/2018 17:08

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë të ditur se Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama pas padisë së opozitës.

Pak ditë më parë, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili depozituan një pati një prokurori ndaj kryeministrit pas deklaratave të këtij të fundit ndaj oficerit Nuhu.

Vasili ka publikuar dokumentin e prokurorisë, ndërsa bashkëngjitur shkruan se tashmë ku institucion i dorëzohet përfundimisht krimit.

Prokuroria i dorëzohet përfundimisht krimit dhe i mbyll çështjen Edi Ramës.
Prokuroria e dorëzuar kokë e këmbë te krimi dhe që pacipësisht dënon me arrest gazetarët që denoncojnë të vërtetat e mëdha.
Prokuroria që thërret kryetarin e Partisë Demokratike për çështje ordinere.
Prokuroria që mbulon provat në audiopergjimin e Agron Xhafës.
Sot, prokuroria pas kallëzimit të opozitës ndaj Edi Ramës që gjoja kishte kryer ekspertizën e audipërgjimit ja mbylli pacipësisht sot çështjen.
Gazetarët në burg Edi Ramës i mbyllet çështja.
Prokuroria i mbylli më parë çështjen Edi Ramës me një falje me “Facebook” kur i bëri i bëri thirrje policisë të hiqte uniformat e të bënte vota për rilindjen.
QYTETARË!!!
REFORMA NË DREJTËSI ISHTE BURG PËR JU DHE MBULIM I ÇDO ZULLUMI PËR EDI RAMËN
TURP,TURP,TURP!!!”,
mbyllet postimi i Vasilit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA