Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji, foli për mediat pas dëshmisë që dha në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet për dosjen e pagëzuar si “Babalja”.
“Prokurorët ishin të qartë në lidhje me çështjen. Nuk ka asnjë dilemë”, tha deputeti demokrat.
“Sot jam person nën hetim për shkak të kallëzimit të Agron Xhafajt. Vetë Agroni kurrë nuk ka ardhur këtu si unë, vetëm erdhi për të kallëzuar”, shtoi Salianji.
Deputeti është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë. Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.
Top Channel