Një të riu obez i është ndaluar shërbimi me ushqime të gatshme në lolaket e zonës ku ai jeton pas apelit të trajnerit personal.

Darren McClintock, nofka e të cilit është Disby, peshon 190 kg dhe është vetëm 27 vjeç, e kur udhëton i duhet të rezervojë 2 bileta avioni.

Por ai ka vendosur të marrë masa drastike pasi doktorët i thanë se “po çonte veten drejt vdekjes”. Disby, punësoi Mike Hind si trajner personal për ta ndihmuar që të humbiste në peshë.

Por Mike shkoi përtej detyrës së tij, ai printo fletushka me foton e tij dhe Disby, ku shkruante “Mos i jepni për ngrënë, obeziteti po e vret.

Të gjitha dyqanet dhe lokalet të cilat shërbejnë ushqime të gatshme i janë bashkuar nismës së trajnerit Mike, e tashmë Disby po vuan për të ngrënë ushqimet e tij të preferuara, për të cilat duhet të humbasë disa kg para se t’i provojë serish.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA