Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese
Kozmonauti rus, Aleksey Ovchinin, dhe ai amerikan, Nick Hague, do të shkojnë në hapësirë në pranverë, pasi fluturimi i tyre dështoi një ditë më parë. Kjo konfirmohet nga shefi i agjencisë hapësinore ruse.
“Ata do të fluturojnë pa diskutim”, tha shefi i “Roscosmos”, Dimitry Rogozin në Tëitter, duke postuar një foto të tijën mes dy kozmonautëve.
“Ne po planifikojmë fluturimin e tyre për pranverën e vitit të ardhshëm”, tha ai, duke shtuar se të dy kozmonautët tashmë ishin kthyer në qendrën e trajnimit hapësinor “Star City”, pranë Moskës.
Ovchinin dhe Hague iu afruan jo pak vdekjes, kur një anije “Soyuz” pësoi një defekt pas lançimit nga kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, të enjten. Ky ishte i pari aksident i tillë në historinë e Rusisë postsovjetike dhe një goditje e rëndë për krenarinë e industrisë së saj hapësinore.
Lançimi i dështuar ndodhi në prani të administratorit të NASA-s, Jim Bridenstine, që ndodhej në Rusi dhe ishte një siklet jo i vogël për Rusinë, që së fundmi ka publikuar planet për të dërguar kozmonautë në hënë dhe në Mars.
Raketa hapësinore “Soyuz” është aktualisht e vetmja mundësi furnizimi për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe aksidenti pritet të cënojë punën e laboratorit orbital.
Top Channel