Pas disa dështimeve për të zëvendësuar mbrojtësin Agolli, duke se Panucci e ka gjetur lojtarin e duhur për këtë post. Mbrojtësi i Malmos, Egzon Binaku dhuroi dy paraqitje mjaft të mira në dy ndeshjet e fundit në formacionin e Kombëtares.

Binaku doli në konferencë për shtyp para dy ndeshjeve të Kombëtares, miqësores me Jordaninë dhe më pas në Ligën e Kombeve me Izraelin.

Ai u shpreh se në Izrael kombëtarja do të synojë vetëm fitoren. “Atmosfera në skuadër është e mirë. Të gjithë lojtarët i kemi të mirë. Ndaj Izraelit do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar. Me Skocinë nuk kemi luajtur shumë mirë. Megjithatë, tashmë e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të triumfuar. Sigurisht kemi dëshirë të kualifikohemi në grup, në Ligën e Kombeve. Duhet të jemi psikologjikisht mirë. Personalisht jam shumë i kënaqur që më kanë ftuar në kombëtare, që trajneri ka sërish besim tek unë”, tha Binaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA