Keni frikë nga lartësitë? Atëherë nuk ua këshillojmë këtë urë të qelqtë, që duket sikur thyhet teksa shkel mbi të.

Ura në Chongqing, në Kinën Qendrore, tërheq dhe tmerron në të njëjtën kohë. Ura e varur, transparente, që ngrihet në një lartësi prej 718 metrash mbi një kanion, tërheq turistët me efekte speciale në “5D”.

Ata që ecin mbi urën e qelqtë, mund të shijojnë një pamje marramendëse dhe të përjetojnë edhe drithërimat, që mund të ndiejnë teksa shohin strukturën që “thërrmohet”, jo në të vërtetë, nën këmbët e tyre.

Kjo urë është vetëm një nga atraksionet e ngjashme, në Kinën që po tenton të bëhet gjithnjë e më joshëse për të huajt.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel