Nisur nga eksperienca e përkthimit të ligjit për Vettingun në drejtësi, e cila dy vite më parë u kthye nga një çështje teknike në një çështje politike, opozita i kërkoi mazhorancës që t’i vihet në dispozicion materiali i plotë, që i ka dërguar për mendim Komisonit të Venecias në datën 2 tetor. Në këtë dokument janë 8 pyetje të mazhorancës, për vettingun e politikanëve.
Në dokumentin që mban firmën e Kryetarit te Kuvendit renditen 8 pyetje të mazhorancës, për vettingun e politikanëve.
Socialistët ndër të tjera kërkojnë që Venecia të shprehet nëse nisma kushtetuese e opozitarëve ka mbivendosje me funksionin e e SPAK dhe BKH-s.
Pyetjet që Mazhoranca ka për Komisionin e Venecias mbi nismën e PS
1) Cili është qëllimi i projektligjit për vettingun e politikës? A është ky një qëllim legjitim?
2) A është ndërhyrja në të drejtën për t’u zgjedhur e balancuar dhe në përputhje me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDN), në kuptim të parimit të proporcionalitetit dhe parashikimit me ligj”?
3) Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira lidhur me kontrollin e figurës së të zgjedhurve (deputetë/të zgjedhur vendorë)?
4) A ka dallim ndërmjet standardeve dhe kontrollit të figurës së gjyqtarëve/prokurorëve dhe të zgjedhurve (deputetë/të zgjedhur vendorë)?
5) A është ndërhyrja në të drejtën për mbrojtjen e reputacionit, në kuptim të nenit 8 të KEDNJ, e balancuar dhe në përputhje me standardet e KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDN?
6) A është ndërhyrja në të drejtat për një proces të rregullt ligjor (akses në gjykatë), në kuptim të nenit 6 të KEDNJ, në përputhje me standardet e KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDNJ?<
7) A janë formuluar nenet e projektligjit për vettingun e politikës në mënyrë korrekte nga pikëpamja e teknikës së hartimit të një norme kushtetuese?
8) A mund të sjellin implikime, ndikim të papërshtatshëm apo edhe mbivendosje parashikimet e projektligjit për vettingun e politikës në drejtim të zbatimit dhe efektivitetit të dispozitave që rregullojnë funksionimin e gjykatave të posaçme (neni 135/2 i Kushtetutës), Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore (neni 148/4 i Kushtetutës), të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPI), ligji nr. 9367/2005), të institucioneve që merren me procesin e dekriminalizimit (ligji nr. 138/2015)?
Top Channel