KPK e shkarkoi për fshehje të pasurisë, KPA i cakton datën e rivlerësimit
03/10/2018 16:36
Më 23 tetor të këtij viti KPA Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të trajtojë çështjen e Prokurorit Luan Kaloçit, pas apelimit nga ky i fundit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkonte nga detyra.
Më 3 korrik KPK bazuar në raportin e ILDKPKI-së, kreu hetim të thelluar mbi vetëm një komponent, që konkretisht është pasuria, sipas së cilës janë verifikuar mospërputhjet.
Vettingu, prokurori Luan Kaloci rezulton me deklarim të rremë pasurie
Prokurori Kaloci ka një shtëpi 145 metra katrorë, me vlerë 52 mijë dollarë, e në deklaratë ka mospërputhje sa i përket vlerës së apartamentit.
Top Channel