Mbrëmjen e së enjtes Fiks Fare denoncoi se Zv. drejtori i policisë së Korçës ka në përdorim të tij një automjet të sekuestruar dhe me targa false. Automjeti që përdor zv/drejtori Alfred Nomani është i tipit BMW X6, ngjyrë e bardhë ,me targa AA 303 CC. Këtë makinë e shikon të parkuar çdo ditë para ndërtesës se Drejtorisë së Policisë Korçë.
Të gjithë qytetarët e Korçës e njohin makinën e shefit të policisë, madje kur i pyet nëse e dinë se e kujt është makina e luksoze para drejtorisë se policisë, përmendin zv/drejtorin e policisë së Korçës. Por gazetarët e Fiks Fare nuk u mjaftuan me aq ,duke verifikuar targat që kjo makinë mbante, nga ku rezultoi se targat i përkisnin një tjetër tip automjeti.
Targat AA302CC janë targat që i përkasin një automjeti tjetër, tip SEAT CORDOBA, prodhim i vitit 2001 dhe që është në pronësi të një qytetari nga fshati Rrëmbeç i Korçës.
Gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me pronarin e makinës, të cilës i përkasin targat me të cilat lëviz zv/drejtori i policisë.
Ai tregon se makinën tip Seat i biri e ka shitur tek një servis automjetesh për pjesë këmbimi. Pyetjes së gazetarit nëse makina është çregjistruar, babai i pronarit të makinës i përgjigjet se automjeti është ende në sistem, pasi makina figuron me siguracion dhe taksa të paguara deri në muajin janar 2019. Në këto kushte gazetarët e Fiksit i kërkojnë që t’i blejnë ato targa. Zotëria pas kërkesës së bërë flet më të birin në telefon për ta pyetur për targat e makinës tip SEAT-it.
Në bisedën e kryer midis të dyve në telefon i biri i pohon se targat e Seat-it ia kishte marrë nga makina tjetër shefi i policisë se Korçës. Ia kishte parë në makinë dhe në mënyrë shoqërori ia ka marrë. Kur gazetarët e pyesin se kush është ky shef, ai përgjigjet “Nuk na intereson ajo punë. Targat ia kemi dhënë në mënyrë shoqërore, është gjë pa zarar”.
Fiksi – Mos ke këtë makinën e bardhë mo?
Qytetari- Jo, bre çne, e ka nëndrejtori.
Fiksi – Nëndrejtori i policisë?
Qytetari- Ëë po, nga Vlora, nga Vlora.
Biseda me pronarin e makinës, targat e së cilës i ka marrë zv/drejtori i policisë
Fiksi-Si ke qenë? Ja ky është Flamuri.
Qytetari-Mirë si të kam.
Fiksi- A të keqen vëllai. Tani për çfarë interesohem unë. Djali ka një SEAT ( makinë) .
Qytetari-A e shiti, e shita.
Fiksi-E ke shitur ë? Me letra ishte me të gjitha?
Qytetari-Me letra të paguara deri në fund të dhjetorit. I ndërrova motorin unë, nuk kaloi kolaudimin. Unë e kisha njeriun që mund ta kaloja.
Fiksi-Kujt ja shite?
Qytetari-Në një servis, në një servis e mori për pjesë.
Fiksi-E hoqe ti nga taksat?
Qytetari-Nga taksat..
Fiksi-Mos e shit kështu kot se gjynah, se gjen belanë pastaj.
Qytetari-Jo, jo letrat ja mbajta. Po unë i kisha paguar deri në , janë letrat deri në fund të dhjetorit ka siguracionin.
Fiksi-I ke letrat ti?
Qytetari-Po i kam letrat.
Fiksi-Tani për targat bëhet mundësi që t’i marrim?
Qytetari-Nuk e di , ja të flas me çunin.
Qytetari-Nëse ka mundësi të më gjej targat, vij jablej unë.
Qytetari-Targat i ka në.. aty..
Flet në telefon me të birin.
Qytetari-Hë bab, kam një mikun tonë këtu, targat e SEAT-it i ke? Pse? Pse e mori atë ai? Po letrat i more ti? Si ke mbyllur letrat akoma? Vetëm targat tha, se të tjerat i rregulloj vetë tha. Po mirë mo vemë e mbyllim që nesër ne, pse ça ? E o mirë, mirë. Hajd, po e di, e di.
Po e do me gjithë letra thotë vete ja marr, se deri ne shkurt janë të paguara letrat. Taksat e shtetit. Pa kolaudim.
Fiksi-S’ka gje kolaudimin e bëj unë. Siguracioni është deri në datën 6 janar. Letrat janë deri më 20 shkurt, po pa kolaudim.
Fiksi-Të vij unë për na një javë këtu, më kthen ti përgjigje?
Qytetari-Po t’ja ,marrësh targat atij , edhe ti marr ky. Për Pazar pastaj flasim. Tashi ky thotë e marr përsipër unë , e rregulloj vet. Mirë? Hajd.
Fiksi-Hë se vi dhe ditë tjetër e flasim. Më ndryshe është. Ku i ka lënë ky tani, te kush servis?
Qytetari-Dëgjo, nuk janë letrat në servis, letrat janë në shtëpi. Janë këtu letrat. Targat ja kish parë në makinë një shef i policisë në Korçë , edhe ja kish marrë. Me mirëkuptim.
Fiksi-Ja ka marre këtij djalit?
Qytetari-Po djalit.
Fiksi-Ja ka marrë këtij djalit? Djalit tënd ja kishte marrë?
Qytetari-Po. I kishte në makinën tjetër, jo në SEAT. Se SEATIN e çuam për..
Fiksi-Po si ja gjeti targat ai?
Qytetari-Në makinë eee… janë gjera shoqërore më shumë sesa jo kështu konfliktuale.
Fiksi-Punon çuni?
Qytetari-Punon bre.
Fiksi-Ku punon çuni?
Q2ytetari-Ne ……
Fiksi-Ça është ky? Ndonjë polic qarkullimi? Ça është ky?
Qytetari- Janë të… Nuk na intereson ajo punë. Se është gjë pa zarar. Po qe se i do me gjithë letra tha, se pa letra nuk ja jap.
Fiksi-Ajo ka vlerë , me letra.
Qytetari-Me letra ka vlerë. Me gjithë letra vete ja marr tha se do ta shes.
Fiksi-Mirupafshim. Do vi gjende një herë tjetër.
Top Channel