Në Mynih të Gjermanisë ka nisur tashmë festivali më i famshëm i birrës, Oktoberfest.

Ishte vetë kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter ai që hoqi tapën e fuçisë së parë të birrës, duke hapur edicionin e 185 të festivalit në këtë qytet.

Bëhet fjalë për festivalin e birrës më të madh e më të famshëm në botë, që tërheq rreth 6 milionë njerëz çdo vit. Vizitorët që arrijnë më herët mund të gjejnë një vend në tavolinat e gjata të përbashkëta, nën tenda, ku mund të pijnë birrë, të shijojnë salçiçet tradicionale bavareze dhe të dëgjojnë bandat lokale.

“Oktoberfest” e ka origjinën nga një garë kuajsh e mbajtur në 1810, për të festuar martesën e princit të kurorës në Bavari, Ludvig dhe princeshës Therese të Saksoni-Hildburghausen. Festimet publike u bënë gjithnjë e më popullore me kalimin e kohës, derisa u shndërruan në një festival folku.

Festivali i këtij viti vazhdon deri më 7 tetor.

FOTO GALERI
4/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA