Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.
Një punë të mirë kanë bërë edhe administratorët e njësive bashkiake si dhe vullnetarët të cilët kanë kontribuar në heqjen e qeseve dhe të plehrave duke përmirësuar jo vetëm anën estetike të zonës së tyre, por mbi të gjitha duke përmirësuar edhe jetesën e gjithë komunitetit.
Aksioni për pastrimin e kryeqytetit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që kërkohet që qytetarët të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash me qëllim sensibilizimin e qytetareve dhe edukimin e atyre mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave.
Top Channel