Aktori Burt Reynolds ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, pasi pësoi një atak në zemër të enjten. Reynolds ishte shtruar në një spital në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

82-vjeçari mori famë në vitet ’70 me filma si “Deliverance”, “The Longest Yard” dhe “Smokey and the Bandit”.

Aktualisht, aktori veteran po xhironte skenat e filmit “Once Upon a Time in Hollyëood” së bashku me Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel