Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka folur sot për dialogun e ardhshëm me palën Kosovare në Bruksel, duke thënë se Prishtina nuk do të diskutojnë një çështje të vetme me rëndësi thelbësore.
“Shoh se zyrtarët shqiptarë nga Kosova nuk do të flasin për Asociacionin e Komunave Serbe, as për veriun, as për Ujmanin… Ata nuk duket se duan të flasin për ndonjë gjë thelbësore”, tha Vuçiç.
Ai gjithashtu thekson se është koha që Beogradi dhe Prishtina të marrin përgjegjësinë. “Serbia nuk ka kohë për të humbur dhe dëshiron të flasë për të gjitha temat që janë të rëndësishme për serbët dhe shqiptarët. Është koha të vendosim për fatin tonë dhe jo për dikë tjetër”, tha Vuçiç.
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, do të vazhdojë më 7 shtator.
Top Channel