“Shkodra jashtë kontrolli”, ish-policët: Bandat kanë mbështetje politike

04/09/2018 15:14

“Shkodra ka për natyrë një popull që nuk e njeh frikën, por sot në Shkodër është e trishtueshme që banorët kanë frikë disa persona, kjo është alarmante, policia duhet të marrë masa, shteti duhet të marrë masa”, shprehet Emri Vata, ish-drejtor policie.

Kjo është panorama që Emri Vata, ish-drejtor i policisë në disa qarqe të vendit, i bën situatës së muajve të fundit në Shkodër. Lidhja e individëve të caktuar me politikën shikohet si arsye edhe nga ish drejtori tjetër i policisë, Arben Hajdarmataj.

“Duke qenë të lidhur ata nuk kanë frikë nga policia, e cila atje i ka duart e lidhura duke qenë se kriminelët kanë lidhje me politikën qendrore”, thotë Arben Hajdarmataj, ish-drejtor policie.

“Unë dyshoj se devijimi i punës së policisë është i qëllimshëm, duhet depolitizim i policisë, militant nuk mund ta luftoi kriminelin me pushtet”, tha Emri Vata, ish-drejtor policie.

Por kush është një arsye tjetër e agresivitetit të bandave në Shkodër sipas ekspertëve.

“Politikës i shërben kjo kategori njerëzish për të arritur qëllimin e tyre, mendoj se lidhet me zgjedhjet lokale që po afrojnë”, tha Hajdarmataj.

Sipas ish-drejtorit të policisë në Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Korçë, sot në Shqipëri krimi është bërë më i dukshëm.

“Krimi sot në Shqipëri dhe përfundimisht në Shkodër ka dalë në rrugë, ndihem me i mbrojtur, në Shkodër kriminelët lëvizin me makina të blinduara dhe populli ka frikë, ndihet i pambrojtur ”, tha Vata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA