Eksperti i huaj: Këmbimi i territoreve, hapi i parë drejt Shqipërisë së Madhe

04/09/2018 18:32

Me hedhjen e idesë së këmbimit të territoreve ka nisur të fanitet sërish edhe një skenar i vjetër që shqetëson Perëndimin.

Milan Nič, ekspert i shoqatës gjermane “DGAP”, artikuloi hapur për “Deutsche Welle”-n atë që edhe të tjerë mund ta kenë pëshpëritur nën zë. Një lëvizje e tillë, sipas tij është hapi i parë drejt Shqipërisë së Madhe.

Nič nuk sheh zbutje të qëndrimit të Gjermanisë në Ballkan. “Janë të tjerë, ata që kanë ndryshuar”, shprehet ai, duke sqaruar se për kë e ka fjalën më së pari. “Uashingtoni po se po”, thotë eksperti.

“Deklarata e John Bolton, për mendimin tim është një shenjë se amerikanët po shohin për alternativa, sepse nuk janë më të interesuar. Ata nuk e shohin rolin e Amerikës si udhëheqës. Ky është për ta një problem që i mbetet Europës. Më duhet të shtoj se Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme, Mogherini, si dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme sesa detajet, pra, kufijtë”.

Por, ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës. Opsionin në vetvete e konsideron realist, për sa kohë krerët vendas janë të vendosur ta realizojnë dhe fuqitë e jashtme shprehen të gatshme ta lejojnë.

“Por unë jam pak i shqetësuar se kjo histori nuk do të mbarojë me kaq”, nënvizon ai. Çështja është komplekse për Nič, që shprehet se ka shqetësime për negociata dhe marrëveshje paralele mes Prishtinës dhe Tiranës. Pra, me fjalë të tjera, – është komenti i tij, – në një periudhë afatgjatë kohe, ky këmbim territoresh mbi baza etnike shihet si një hap drejt një Shqipërie më të madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA