Më shumë se 600 emigrantë janë shpëtuar në ujërat e Mesdheut gjatë kësaj të hëne nga Roja Bregdetare spanjolle, në tentativën e tyre të dëshpëruar për t’iu larguar vendeve të origjinës e për të gjetur strehim në Europë.
Emigrantët, 626 në total, të cilët ishin nisur me 16 varka të ndryshme, por të papërshtatshme për lundrim, janë pikasur në ngushticën e Gjibraltarit dhe në detin Alboran, dy pikat kyçe të rikthyera tashmë në itineraret e preferuara të trafikantëve, me qëllim zbarkimin në Spanjë.
Atë që nuk pranoi të bënte Italia, apo Malta e Franca pak javë më parë, duket se ka pranuar ta bëjë këtë vit Spanja. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, më shumë se 28.500 emigrantë kanë mbërritur në vendin iberik përmes Mesdheut, që prej fillimit të këtij viti.
Top Channel