Plani i shkëmbimit në territoreve në Kosovë, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, po përballet me një kor kritikash, të brendshme e ndërkombëtare thotë “The Guardian”.

Duke analizuar situatën e krijuar pas propozimit polemizues të Hashim Thaçit dhe Aleksadar Vuçiçit, prestigjiozja britanike, sheh me kujdes premisat, por edhe pasojat e një plani të tillë.

Administrata amerikane, kujton ajo, i dha një shtysë të fortë idesë kur njoftoi përmes këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton se nuk do të qëndrojë në rrugën e Beogradit dhe Prishtinës nëse arrijnë një marrëveshje. Por duke cituar dy burime që e njohin mirë mënyrën e të menduarit të administratës Trump. “The Guardian” shkruan se politika e re amerikane është “jo vija të kuqe, por edhe jo çek të bardhë”, që do të thotë se Uashingtoni është i gatshëm të shohë çdo zgjidhje, përfshirë ndryshimin kufitar, por kjo nuk do të thotë se në fund, do ta mbështesë detyrimisht.

Nga ana tjetër edhe disa zyrtarë të BE-së e kanë lënë të kuptohet se ideja e ndryshimit të kufirit, i vjen për shtat. Shumë ekspertë evidentojnë rrezikun potencial të pasojave në rajon ku disa kufij vazhdojnë të mbeten shumë delikate. Një prej tyre është i Republikës Serpska të Bosnjës.

Presidenti i saj, Milorad Dodik, e kërkon pa u lodhur shkëputjen. Mendoj se bllokut europian i pëlqen ky plan sepse është i thjeshtë, tha për “The Guardian” Lejla Ramić-Mesihović, e “Think tankut Foreign Policy Initiative BH”.

Por çfarë logjike do të ketë pastaj komuniteti ndërkombëtar kundër një referendumi të Republikës Serbe? A ka ardhur vërtet koha që të hiqet dorë prej shteteve multi etnike në Europë, pyet ajo. Shkëmbime të tilla shqetësojnë edhe politikanët në Maqedoni.

Këto ide kanë qarkulluar përgjatë gjithë luftërave ballkanike, tha për “The Guardian” ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska; duhet t’i kujtojmë vazhdimisht vetes, se masakrat më të mëdha në këtë rajon u kryen pikërisht për këtë qëllim, ose me këtë justifikim, shton ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA