Me kërkesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës diskuton të martën në një seancë të jashtëzakonshme tezën e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se në seancën e së martës do ta kenë vetëm një pikë të rendit të ditës.
“Lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet të martën, më 4 shtator”, u shpreh Kadri Veseli, kryetar i Kuvendi të Kosovës.
Partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD kanë dorëzuar javën e kaluar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 4 shtator.
Në këtë seancë pritet të miratohet rezoluta, e cila ia ndalon presidentit Thaçi të bisedojë me Serbinë për territor.
Top Channel