Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ritheksoi të martën qëndrimin e saj kundër ndryshimit të kufijve aktual në Ballkan, duke theksuar se një marrëveshje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për ndryshimin e kufirit mund të kishte pasoja në pjesët tjera të rajonit.

Ajo i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, i cili po ashtu tha se një ndryshim kufijsh në Kosovë mund të ketë pasoja për pjesët tjera të rajonit.

Kancelarja Merkel kishte biseduar të hënën me telefon me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur më ketë çështje. Ajo tha të martën se “i mbështesim përpjekjet për një zgjidhje të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por e cila ka parasysh tërësinë tokësore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA