Giorgia Palmas do të jetë fytyra e re e kanalit dedikuar 24 orë në 24 ekipit kuqezi të Milanit.

Modelja e famshme dhe tejet joshëse italiane ka siguruar kështu një kontratë për të qenë imazhi i Milan TV, duke lënë të buzëqeshur miliona tifozë të Milanit brenda Italisë, por edhe jashtë.

Megjithatë, diçka që nuk shkon ka edhe këtu! I fejuari i saj, Magnini, është një tifoz i zjarrtë i Interit dhe fakti që partnerja do të komentojë tashmë në televizionin specifik të “kushërinjve” rivalë vështirë të kapërdihet.

Gjithsesi, thuhet se dashuria mbizotëron mbi gjithçka dhe ndoshta edhe Magnini do të mund të bëhet disi “tifoz” i Milanit në minutazhet kur në televizionin e ekipit rival të jetë duke folur e fejuara e tij.

FOTO GALERI
1/35

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA