Një shpërthim i rëndë ka tronditur Pireun gjatë orëve të para të ditës së sotme, ndërsa momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, në orën 2:00 të mëngjesit, në godinën ku ndodhi shpërthimi është afruar një makinë me dy persona, njëri prej të cilëve ka zbritur dhe ka lënë pakon me lëndën shpërthyese në godinë dhe më pas është larguar.
Ngjarja ka ndodhur në një godinë ku kanë zyrat disa studio ligjore greke, por edhe Zyra e Taksave të Pireut, ndërsa ende autoritetet nuk mund të thonë me saktësi se cili ka qenë objektivi i sulmit.
Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa godina pranë asaj ku u vendos eksplozivi, por edhe makina të parkuara në zonë, ndërsa momentalisht vendi është i rrethuar dhe hetuesit po mundohen të mbledhin çdo provë të mundshme.
Top Channel