Kurban Bajrami, që tek ne njihet edhe si bajrami i vogël, po festohet edhe në kosovë, ku ritet e ditës nisën me faljen në orën 6.25 minuta me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, që dha mesazhin e tij, në xhaminë e madhe në Prishtinë.
Tërnava, në mesazhin e tij, u ndal tek apelet për më shumë të drejta për femrën në Kosovë, për unitet dhe jo mosmarrëveshje.
“Më lejoni që në emër të kryesisë të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të të gjitha institucioneve të saj, fetare dhe arsimore dhe në emrin tim personal të uroj festën e Kurban Bajramit, të gjithëve vëllezërve dhe motrave tona, si në Kosovë, brenda trojeve tona etnike shqiptare, por edhe në mërgatën e largët, duke ju drejtuar Allahut me një lutje, që bëjë këtë festë gëzim për të gjithë ne, është apel rreth festës që të lëmë anash inatet dhe mospajtimet e të bëhemi bashkë, jo vetëm për të festuar por edhe për ta rregulluar jetën tonë”, tha ai.
Drejtuesit e institucioneve shtetërore i kanë dhënë mesazhet e tyre të urimit një ditë më parë. Urimet janë ato që e çelën ditën, ndërsa tryezat u mbushen si më së miri, me ushqime dhe ëmbëlsira. Ndërkohë që kurbanët për Bajram, janë therur që një ditë më parë dhe sot është shpërndarja e mishit.
Top Channel