Kryetari i Preshevës:Duam Kosovën, por më mirë në Serbi se sa shkëmbim territoresh

16/08/2018 23:03

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i bashkëngjitet liderëve tjerë të Luginës në mbështetje për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, por jo shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

I kontaktuar nga Radio Dukagjini, ai është shprehur se “Ndryshimi i kufijve të cilën presidenti Thaçi e ka paraqit në media është një gjë për të cilën mund të diskutojmë, ama nuk nënkupton kjo edhe shkëmbim të territoreve”, shprehet për RTV Dukagjinin, Shqiprim Arifi – kryetar i Preshevës, duke u theksuar se është për përfshirjen e Luginës së Preshevës në Kosovë, në tërësi, e jo të parcializuar.

Kur flet për shkëmbimin e territoreve, Arifi deklaron se janë kundër, duke mos dashur që të dobësojnë pozitën e Kosovës.

“Ne duam një Kosovë që do të jetë e fuqishme, dhe që veriun e Kosovës me pjesë të saj, edhe nëse kjo shkon në faturën tonë për të mbetur nën Serbi”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA