Provokon Daçiç: Kur ka pasur kufi mes Serbisë dhe Kosovës?!

14/08/2018 20:38

Kur jemi mbërthyer me deklarata dhe kundër deklarata për korrigjim të mundshëm kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçi lëshon deklarata të fortë.

Ai thotë se Hashim Thaçi përshëndeti deklaratën e Angela Merkel se nuk ka ndryshim në kufijtë në Ballkanin Perëndimor, por sipas tij kufiri nuk ka ekzistuar mes Serbisë dhe Kosovës.

“Çfarë hipokrizie. Së pari, me armë, dhunë dhe krime, kufijtë e Serbisë janë shkatërruar dhe tani është për mos ndryshim kufijve. Çfarë kufijsh? Kur ka ekzistuar kufiri mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Daçiç për “Tanjug”.

“Edhe unë jam për pandryshueshmërinë e kufijve me dhunë, por që kur fillojmë të mbështetemi në këtë parim? Ju së pari shkatërruat kufijtë e Serbisë dhe tani ju kujtohet se nuk ka më ndryshim në kufij”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA