Menjëherë pasi Kancelarja Merkel doli kundër zërave për ndryshim të kufijve, e sipas saj nuk mund të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan, me anë të një postimi në “Facebook” Presidenti i Kosovës, Thaçi falënderon liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës për përkrahjen e tyre rreth idesë për bashkimin me Kosovën.

Ai thotë se kjo e drejtë duhet t’i bashkojë të gjithë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera.

  Rivendosja e kufijve?! Merkel: Nuk mund të ndodhë në Ballkan

“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, ka shkruar Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA