Ish-kampion i botës, çiklisti gjerman akuzohet për abuzim

10/08/2018 12:36

Jan Ullrich nuk gjen paqe. Pas problemeve me alkoolin, drogën e depresionin, ish-çiklisti gjerman është vënë në pranga në Frankfurt.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Ullrich akuzohet nga një prostitutë për abuzime, në një hotel ku u bë edhe arrestimi i tij.

Ullrich ishte kthyer në Gjermani nga Mallorca për t’iu nënshtruar një terapie, e për të luftuar varësinë nga alkooli e droga.

Një zëdhënës i policisë tha për “AFP”-në se Ullrich, në momentin e arrestimit ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës.

Ullrich, fitues i Turit të Francës në vitin 1997, u arrestua pak ditë më parë nga policia spanjolle në Mallorca, pasi kishte sulmuar fqinjin e tij, aktorin dhe regjisorin gjerman Til Schëeiger, që kishte organizuar një festë për shfaqjen në ekranet e kinemasë të filmit të tij më të ri.

Ullrich pranoi se kishte bërë e marrë gjëra, për të cilat ai pendohet, për shkak të ndarjes nga bashkëshortja e tij Sara dhe largësisë së tij nga fëmijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA