
Në një konferencë për dialogun me Kosovën dhe Asosacionin e Komunave serbe, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se nuk ka zgjidhje të lehtë dhe pa dhimbje për zgjidhjen e problemeve me Kosovën.
Aleksandër Vuçiç është shprehur ndër të tjera se Serbia, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, ka thënë gjithçka nga vetja që të jetë partner i sinqertë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
“Shqiptarët, heshturazi, pa ndonjë kundërshtim të qartë kundër BE-së, nuk e kanë përmbushur obligimin e kjo është formimi i Asociacionit”, tha Vuçiç.
Sipas tij, Serbia ka insistuar në formimin e ASK-së. Ai sërish ka bërë apel tek serbët në Kosovë që të jenë “të qetë dhe mos të bien në provokime të mundshme”.
Top Channel