Mbrëmjen e të premtes, forcat e KFOR-it kanë marrë nën kontroll liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit, afër Zubin Potokut, në veri të Kosovës.
Ushtarët e KFOR-it, të armatosur rëndë janë vendosur në digën e liqenit dhe kanë bllukuar të gjitha rrugët që të çojnë për atje.
Kjo lëvizje vjen pasi komunat serbe në veri kanë paralajmëruar shpalljen e pavarësisë më 5 Gusht, veprim që është kundërshtuar zyrtarisht si nga Serbia, ashtu edhe nga Bashkimi Europian.
Ditën e premte u mblodh Këshilli i Sigurimit në Kosovë dhe kryeministri Haradinaj bëri thirrje për gatishmëri, ndonëse theksoi se situata duket e qetë.
Ndërkohë sot ka filluar në Beograd mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Serbisë, që pritet të diskutojë pikërisht për këtë çështje.
Top Channel