Për sa kohë që liderët shqiptarë kërcënojnë Serbinë me luftë, nuk mund të pritet arritje e zgjidhjes së përgjithshme për Kosovën, deklaroi drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.

Ai shtoi se në tavolinën e bisedimeve aktualisht nuk ka propozime për të cilat mund të bisedohet dhe se qytetarët do të lajmërohen kur të ofrohet zgjidhja.

“Më e rëndësishmja është që jemi përcaktuar për Kosovën që të vendosim bashkërisht, pasi kjo është përgjegjësi e të gjithë neve edhe kur të kemi zgjidhen, dhe aktualisht nuk kemi kurrfarë oferte të pranueshme, dhe kur të ketë, të gjithë qytetarët do të jenë të njohur me këtë”, tha Gjuriç.

Në anën tjetër, drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, foli edhe për vizitat e zyrtarëve Kosovë në serbi, e sipas tij, ata mund ta bëjnë këtë bazuar në rregulloret ndërkombëtare. “Bazuar në normat ndërkombëtare, të gjithë zyrtarët mund të thirren për vizita dhe të lëvizin në territorin e vendit të tyre. Por, të tillë nuk janë i ashtuquajturi ministër i Jashtëm i Kosovës apo i ashtuquajturi ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse krahina e jugut nuk ka funksione të tilla”, tha Gjuriç duke iu refereuar Kosovës.

Autoritetet në Serbi, kohët e fundit, nuk lejuan hyrjen në serbi të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili donte të vizitonte Novi Pazarin, me ftesë të Këshillit Kombëtar Boshnjak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA