Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se SHBA dhe Rusia mbështesin absolutisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që mbahet në Bruksel.

Ai ka thënë se të dy superfuqitë janë gjithashtu të gatshme që ta pranojnë një marrëveshje të arritur mes të dyja vendeve ballkanike, shkruan Most.

Këto deklarata Daçiç i ka bërë pas takimeve me zyrtarë amerikanë në Uashington, ku ka shtuar se administrata aktuale në SHBA i ka parasysh interesat e Serbisë.

“Situata ka ndryshuar shumë pas arritjes së administratës së re dhe këtë më ka thënë këshilltari për Siguri Kombëtare. Në të gjitha dekadat e kaluara politika e jashtme e SHBA bazohej në një autopilot, por që tash gjërat kanë ndryshuar”, ka thënë Daçiç.

“Për herë të parë pas arritjes së Donald Trump si president dhe veçanërisht pas emërimit të Wess Mitchel si ndihmëssekretarit i Shtetit të SHBA për Euro-Azi. Afrimi i tyre është ai që ata duan ta dëgjojnë, një afrim kreativ, jo i bazuar në autopilot, por që afrim që përkrah gjetjen e kompromisit. Kjo është shumë me rëndësi sepse i hap rrugë dialogut dhe ky është mesazh i qartë për Prishtinën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA