Në Japoninë që po plaket shumë shpejt, të jetosh deri 100 vjeç nuk është më një moment i rrallë e historik: në fakt numri i njerëzve që prekin këtë lloj moshe atje është rritur.

Së fundi, ndërroi jetë gruaja më e vjetër në vend dhe në botë, Miyako Chiyo, 117 vjeçe. Chiyo lindi në 22 maj të vitit 1901 dhe e mori titullin e gruas më të vjetër të gjallë në Japoni nga Misao Okawa, e cila ndërroi jetën prillin e 2015-tës. Edhe ajo ishte 117 vjeç.

Chiyo vdiq pasi Guinness World Records e njohu atë jo vetëm si gruan më të vjetër, por edhe si personin më të vjetër në botë. Të afërmit e përshkruan stërgjyshen si një “perëndeshë të vërtetë”, te duruar e zemërmirë, si një njeri që i sillte gëzim atyre që kishte përreth.

Chiyo donte të hante ushqime japoneze si sushi dhe ngjala, ndërsa i pëlqente të praktikonte kaligrafinë. Pasardhësi i saj si gruaja më e vjetër ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Guinness.

Titulli i njeriut më të vjetër në Japoni mbahet aktualisht nga Masazo Nonaka, i cili mbushi 113 vjeç në 25 korrik.

Top Channel