Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare veprimtari i shquar i Kosovës, Adem Demaçi.

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti gjatë seancës. Deputetët që ishin në sallë kanë mbajtur një minutë heshtje për nder të veprave të Demaçit.

“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë, por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti.

Demaçi ka vuajtur 28 vite burg në kohën e ish-Jugosllavisë. Ai ishte laureat i çmimit “Saharov”. Demaçi ishte gazetar e shkrimtar, politikan e aktivist për të drejtat e njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA