Është praktikisht, trendi i modës që nuk largohet kurrë. Nga Londra në Xhakartë, dyqanet e luksit do ta kenë patjetër një produkt në ngjyrë rozë të lehtë, qofte veshje, qofte çantë apo aksesor.

Kjo nuancë e pazakonte e rozës duket se gjendet kudo në ditët tona, por ajo i ka kapërcyer kufijtë e modës dhe bizhuterive. Në panairin e orendive, të çelur në Milano prillin e këtij viti, më i madhi i interierëve në botë, “Roza Gold” ishte ngjyra mbizotëruese e kuzhinave te ekspozuara për publikun.

Tashmë gjendet në çdo vend që të kthesh sytë: Në dasma, torta, e madje edhe tek makinat. Po perse është kaq popullore? “Publiku i gjerë, thotë BBC-së – nuk kishte dëgjuar shumë për këtë ngjyrë deri kur Apple hodhi në treg shtatorin e 2015-tës linjën e tij të iPhone-t 6s”.

6 S-ja u bë një prej telefonave më popullore të kompanisë dhe 40% e porosive rezultuan për modelin Rozë-Gold.

Apple-I, praktikisht e rrënjosi këtë ngjyre në ndërgjegjen e konsumatorit. Por ajo kishte ekzistuar shume kohe përpara se të përzgjidhej për telefonin e famshëm celular.

Majat e suksesit i mbërriti fillimisht në 2012-tën, kur gjeti një vend të zgjeruar tek bizhuteritë e pas kësaj, nisi te mbushte pasarelat e dizajnerave të famshëm si Roberto Cavalli apo Jimmy Cho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA