Prishtina dhe Beogradi e kanë vazhduar sot dialogun në nivel presidentësh në Bruksel. Takimi, ashtu dhe si të tjerë përpara tij, është ndërmjetësuar nga shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Të dhënat e para mbi përmbajtjen e bisedimeve i përcolli kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku thotë se gjatë takimit u tregua edhe një herë se institucionet kanë qëndrim unik në raport me këtë dialog. “Normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor”, ishte mesazhi i tij.

Reporterëve që prisnin prononcimin e tij në përfundimin e takimit, Haradinaj i foli për liberalizimin e vizave: “Duhet kujdes dhe punë, por shpresat janë reale për në fundin e vitit”.

Shumë optimist u shfaq dhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli: “Ky është një hap i parë, hap historik”.

Si zakonisht, përpara se të realizohet përballja me homologun serb Aleksandar Vuçiç, axhenda parashikonte takime të ndara me Mogherinin. Delegacioni i Kosovës, i drejtuar nga Presidenti Hashim Thaçi, këtë herë udhetoi drejt kryeqytetit belg me një përbërje shumë më të gjerë.

Por në takimin me delegacionin serb mori pjesë vetëm Thaçi dhe ekipi i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA