Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i dhanë fund një raundi bisedimesh në një përpjekje të re për të siguruar një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja palëve.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha pas bisedimeve se takimi ishte ishte i shkurtë por shumë i rëndë.
“Ka qenë takim i shkurt dhe jo i lehtë, ka qenë më i rëndi që kemi zhvilluar në këto gjashtë vjetët e fundit, prandaj do të punojmë maksimalisht që të arrijmë marrëveshjen përfundimtare”,tha ai duke nënvizuar se ende shpreson në përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Ka qenë takim i rëndë me Vuçiç, por duhet të punojmë që të arrijmë marrëveshjen që do të jetë fituese për Kosovën dhe Serbinë. Do të shikojmë në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat”,tha ai duke nënvizuar se nuk pret që procesi të lehtësohet por vështirësi edhe më të mëdha dhe pengesa.
Ndërsa, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se bisedimet e sotme në Bruksel ishin “shumë komplekse dhe se sipas tij palët kanë rënë dakord të vazhdojnë të kërkojnë një emërues të përbashkët të zgjidhjes së kompromisit dhe të ruajnë paqen dhe qëndrueshmërisë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës”.
Top Channel