Zyrtarizohen datat e Botërorit “Katar 2022”
13/07/2018 17:47
Botërori i ardhshëm i futbollit do të luhet në Katar, nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor 2022.
“Datat janë vendosur. Kampionatet janë njoftuar dhe duhet të përshtasin kalendarin e tyre. Nuk mund të luhet në qershor dhe korrik. Në nëntor dhe dhjetor futbollistët do të jenë të përgatitur mirë, pasi janë në fillim të kampionatit”, deklaroi të premten Gianni Infantino, Presidenti i FIFA-s.
Ende nuk dihet se sa skuadra do të marrin pjesë në “Katar 2022”.
“Muajt e ardhshëm do të mblidhemi me organizatorët dhe do të marrim një vendim mbi numrin e skuadrave. Për momentin, ideja është për 32 ekipe”, shpjegoi Infantino.
Top Channel