Largimi i serbëve nga FSK, Vulin: Nuk do të ketë ushtri, me kë do luftojnë?

09/07/2018 11:02

“Pse të formohet ushtria e Kosovës? Do t’i mbrojë ata nga Shqipëria, a do të luftojnë me Malin e Zi apo Maqedoninë? Cila është ideja? Pse duhet të jenë serbët për t’i dhënë mbështetje diçkaje si kjo?”

Këtë është shprehur ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, i cili ka komentuar largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK, duke thënë se Kosova nuk ka ushtri dhe largimi i serbëve është i natyrshëm.

Ai theksoi se askush nuk duhet të dyshojë në ushtrinë e Serbisë është në gjendje për të mbrojtur integritetin dhe paqen në secilën centimetër të territorit. Sipas tij, largimi i 30 pjesëtarëve të komunitetit serb nga FSK-ja është një reagim i natyrshëm nga njerëz që duan popullin e tyre.

“Serbët në Kosovë duan vendin e tyre, duan popullin e tyre dhe e dinë se ata nuk duhet të marrin pjesë në çdo ushtri të rreme. Kanë papunësinë më të madhe në Evropë, mjerim endemik dhe korrupsion, pra kush duhet të fajësohet? Serbët po fajësohen, por mos të flasin për këtë, por për kontrabandat me drogën. Qëndrimi i Beogradit është i qartë- nuk ka ushtri të Kosovës. Nuk ka ushtri të Kosovës dhe nuk duhet të ketë. Nuk mund të kuptohet Rezoluta 1244 dhe as të ashtuquajturat ligje të Kosovës. Pse po qajnë për këta 30 serbë, sepse i duan aq shumë?. Jo, por sepse duhet të kenë 10 përqind të serbëve në atë ushtri të ashtuquajtur, nëse do të ishte ushtri. Ata janë të gatshëm të japin paga edhe nëse ata nuk vijnë në punë, vetëm për të nënshkruar në letër”, ka thënë Vulin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA