Autobusi që transportonte studentë gjermanë përplaset me një furgon në Hollandë, 20 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë
Matteo Salvini do të ndërmarrë një tjetër masë shtrënguese për bllokimin e fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë çdo ditë nga Afrika në Itali.
Ministri i Brendshëm i vendit fqinj, pas mbylljes së porteve italiane për anijet e organizatave humanitare të impenjuara në operacionet e kërkim-shpëtimit të emigrantëve në Mesdhe, ka vendosur mbylljen e porteve edhe për anijet e misioneve ndërkombëtare.
Salvini tha të dielën se Italia do të kërkojë në samitin e ministrave të Brendshëm të BE-së mbylljen e porteve për anijet e të gjitha misioneve ndërkombëtare që aktualisht operojnë në Mesdhe.
“Qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kanë firmosur marrëveshje me Bashkimin Europian që lejon që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare të zbarkojnë emigrantë në Itali. Por me qeverinë e re gjërat do të ndryshojnë. Është e papranueshme që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe të kërkojnë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane”, u shpreh Salvini.
Top Channel