Gjilani merkato në Superiore, prezanton dy futbollistët shqiptarë

04/07/2018 21:24

Drita kampione e Superligës së Kosovës vijon aventurën e saj në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, por qyteti i Gjilanit ka edhe nëj tjetër skuadër.

Bëhet fjalë për K.F. Gjilanin, që garon gjithashtu në Superligën e Kosovës dhe që këtë sezon ka plane për të garuar denjësisht.

Këshu pasi zyrtarizoi Sedat Pajazitin si trajnerin e ardhshëm, Gjilani prezantoi sot edhe dy afrimet më të reja në skuadër.

Bëhet fjalë për dy futbollistë të Superligës shqiptare, Ansi Nikën dhe Brunild Pepën, që sot nënshkruan dhe u prezantuan zyrtarisht te klubi i Gjilanit.

I pari luajti sezonin e fundit te Laçi, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Vllazninë, Teutën, Kukësin dhe Tiranën.

Nga ana tjetër, Brunild Pepa është sulmues lushnjar, që sezonin e fundit e mbylli pikërisht te skuadra e qytetit të tij. Më herët Pepa ka dhënë kontributin e tij ën skuadra si Vllaznia, Bylis, Teuta, Flamurtari, etj.

Brunild Pepa

Ansi Nika

Top Channel