Të sëmurëve u mungon ilaçi, pacientët në Onkologjik: Nuk ka herceptinë

03/07/2018 19:36

Edhe pse u fut në listën e barnave me rimbursim, madje në formë doze “subcutaneous” që kërkon një kohë më të shkurtër për t’u marrë nga pacintet, sërish ka probleme me herceptinën në QSUT.

“Herceptinën nuk e bëjmë në kohë. Asnjëherë nuk na i kanë sjellë që ta bëjmë në kohën e duhur. Kisha për ta bërë dje dhe nuk ma dhanë. Më thanë që nuk e kanë në listë dhe nuk munden. Dy tre seancat e para i kam bërë me një muaj e ca vonesë”, thotë një paciente.

Pacientë me kancer gjiri që trajtohen me herceptinë kontaktuan Top Channel për të denoncuar se sërish nuk e marrin herceptinën sipas protokollit mjekësor.

Një paciente që kërkoi të mos identifikohej tha për Top Channel se duhej të trajtohej me herceptinë të premten që kaloi. Mjekët i thanë se nuk kanë herceptinë dhe se duhej të paraqitej të hënën.

Por as të hënën nuk u trajtua e mesa duket kalavari i vuajtjeve të pacinetëve me kancer gjiri nuk ka të sosur edhe pas angazhimit të vetë kryeministrit, i cili garantoi se do të ketë sasi të mjaftueshme herceptine për të gjithë pacientët.

Madje, për herë të parë, herceptina është futur në listën e barnave me rimbursim. Por burime nga drejtoria e QSUT thonë se vazhdon trajtimi i pacientëve, madje të mërkurën do të trajtohen disa pacientë.

Burime të Top Channel thonë se herceptina ndodhet në faramcinë e QSUT, por krijohen vonesa të cilat zakonisht nxisin afera korruptive sikurse ndodh gjithmonë kur bëhet fjalë për medikamente tepër të kushtueshme, siç është herceptina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA