![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/07/recel-1024x575-1-800x450.jpg)
Ka shumë mënyra se si mund ta konsumoni couscusin, por ne do ju sugjeronim një recetë me perime, e cila gatuhet shpejt dhe ka shumë vlera ushqyese.
Përbërësit për këtë recetë janë: couscous, karotë, lulelakër, brokoli, fara lini, shegë, misër i ëmbël, avokado, mollë jeshile dhe lime.
Përgatitja: Në një enë me ujë të nxehtë, kripë dhe piper shtojmë couscousin dhe e lemë për 5 minuta.
Në një tenxhere ziejmë për 5 minuta lulelakrën, brokolin dhe karotën. Në një tas bëjmë përzierjen e couscousit, së bashku me farat e linit, shegës, misrit të ëmbël, pak vaj ulliri dhe i përziejmë.
Fillojmë servirijen, vendosim couscousin në një cep të pjatës, perimet e zierja në cepin tjetër. E spërkasim me pak lëng lime, një pjesë të avokados dhe përbërësin e fundit, mollën, të cilën e karamelizojmë me sheqer pluhur me anë të flakës. Në shtëpi mund ta bëjmë me tigan, ku kalojmë në fillim sheqerin dhe më pas mollën.
Ju bëftë mirë!
Top Channel