Lajmet kryesore të ditës, 22/06/2018 – Ora 20:00

22/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

PROTESTA NË VELIPOJË PËR PRONAT

Në Rrjoll, banorët dolën në protestë sepse gjykata dhe prokuroria e Shkodrës po përpiqen t’ju tjetërsojnë pronat në bregdet. Bëhet fjalë për një mijë dynym toke.

STUDIMI: SHQIPTARËT E VARFËR. BLEJNË TËK GABI

62 përqind e shqiptarëve blejnë rrobat e përdorura në tregun e quajtur Gabi, i cili çdo dit importon 24 milionë euro veshje. Një studim i Bashkimin Europian tregon varfërinë e shqiptarëve.

KUR MBARON SHKOLLA Ç’TË BËJNË FËMIJËT?

Tani që shkolla mbaroi fëmijët në kryeqytet kanë shumë alternativa për të kaluar kohën e lirë. Ndërkohë në shumë qytete të tjera, në mungesë të tyre, rrinë në shtëpi.

NË DY DITË, 215 TË VDEKUR NË MESDHE

Kombeve e Bashkuara raportojnë të paktën 215 persona të mbytur në Mesdhe në tentativë për ta arritur në brigjet europiane nga Libia vetëm në dy ditë. Më shumë se 60 mijë të tjerë kanë mbërritur në Itali në 4 muajt e parë të vitit.

ISLANDA THYHET NGA NIGERIA

Pavarësisht se mundi Argjentinën, Islanda nuk ia doli dot në ndeshjen e sotme kundër Nigerisë që përfundoi 2-0 falë golave të shënuar nga Ahmed Musa në minutën e 50 dhe të 76.

Top Channel