Pas mediave braziliane që e kanë quajtur ‘një katastrofë të vërtetë’, Neymar është vënë në lojë nga ish-ylli i Mancheter United, Eric Cantona.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Cantona është munduar të imitojë modelin e flokëve të brazilianit, duke vendosur mbi kokë makarona të ziera pak dhe ka shkruar ‘modeli i flokëve të Neymar, spagheti al dente’.

Cantona mbante gjithashtu edhe një foto të brazilianit me modelin e ri të flokëve. Postimi i Cantona është pëlqyer nga 100 mijë njerëz.

Neymar u kritikua për rendimentin e ulët në ndeshjen me Zvicrën. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA