Lajmet kryesore të ditës, 18/06/2018 – Ora 13:00

18/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VELIAJ: TEATRI DO TË NDËRTOHET, DISKUTOHEN DETAJET

Degjesën e dytë mbi Teatrin Kombëtar kryebashkiaku Erion Veliaj e zhvillon me arkitektët dhe urbanistët dhe sikurse artistëve u kërkoi dy përfaqësues me të cilët të diskutohet në vijimësi për detajet e ndërtimit të godinës së re.

RAMA DEPUTETËVE: “QYTETARËT KANË HALLE, KU JENI”

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Edi Rama u ka kërkuar deputetëve që të shkojnë në elektoratet e tyre dhe t’u gjenden më pranë qytetarëve. Gjithashtu, i ka qortuar mbi punësimet duke i kërkuar të mos ndërhyjnë në konkurse.

“HAJDUTËT E IKONAVE” LIHEN TË LIRË

Dy personat e arrestuar të shtunën në Korçë për trafik të veprave të artit janë liruar pas provave se ikonat dhe monedhat metalike të sekuestruara nuk janë vepra arti.

TËRMETI SHKUND JAPONINË, HUMBIN JETËN 3 VETË

Një tërmet i fuqishëm prej 6,1 ballësh në Osaka të Japonisë ka vrarë të paktën 3 persona, e ka plagosur më shumë se 200 të tjerë. Çdo aktivitet në zonë u paralizua.

BOTËRORI “RUSI 2018”

Luhen sot të tjera ndeshje të Botërorit. Në orën 14:00 Suedia takon Korenë e Jugut, në 17:00 Belgjika përballet me Panamanë dhe në orën 20:00 Tunizia luan kundër Anglisë.

Top Channel