FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Bashkimi Europian dhe BERZH do të nisin një program investimesh prej 100 milionë eurosh në zonat turistike të Shqipërisë.
Zëvendëspresidenti i BERZH-it deklaroi në Tiranë se, nga ky fond do të përfitojnë edhe bizneset e vogla të turizmit.
“Ne po përgatisim me qeverinë dhe Bashkimin Europian një program inovativ, i cili do të kombinojë paratë e BERZH dhe BE-së. Do të jetë një program i madh, rreth 100 milionë euro, për të ndërtuar rrugët lokale dhe ujësjellësat në zonat turistike. Por, programi parashikon gjithashtu financime edhe për bizneset e vogla të turizmit, si dhe financon mbrojtjen dhe reastaurimin e trashëgimnisë kulturore dhe asaj natyrore”, tha Alain Pilloux, zv.president i BERZH-it.
Programi do të jetë një financim i përzierë, ku gjysma e parave janë kredi të buta për qeverinë, ndërsa gjysma tjetër grante, pra parà falas.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se këtë javë qeveria do të miratojë edhe uljen e taksave për bizneset e agroturizmit.
Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare përfitoi 1.7 miliardë euro të ardhura nga udhëtimet e shtetasve të huaj, ndërkohë që agjencitë turistike presin që prurjet nga turizmi të rriten sërish këtë vit.
Top Channel