Lajmet kryesore të ditës, 17/06/2018 – Ora 20:00

17/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

MEKSIKA THYEN KAMPIONËT E BOTËS

Një lojë e vakët e skuadrës gjermane e lejoi Meksikën të dalë në avantazh falë një goli të Hirving Lozano në minutën e 35. Ndeshja tjetër e rëndësishme, ajo mes Brazilit dhe Zvicrës ka filluar në këto momente.

AKSIDENT NË MILOT, 5 TË PLAGOSUR

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Milot në orën 17:20 min, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur të cilët janë dërguar në spital.

AKTORËT NUK E NDALIN PROTESTËN

Vijon protesta e pandërprerë e artistëve që kundërshtojnë prishjen e ambienteve të Teatrit Kombëtar. Sonte, ajo vijon me një performancë të quajtur “Cme panë sytë”, me monologje kushtuar teatrit nga Robert Budina dhe Klod Dedja.

TITANIKU U ZBULUA RASTËSISHT

Zbulimi i anijes së Titanikut ishte një rastësi pasi u nis si një mision sekret për gjetjen e dy nëndetëseve të mbytura gjatë luftës së ftohtë, një kërkesë e presidentit amerikan Ronald Reagan.

ZIDANE NUK INTERESOHET PËR BOTËRORIN

Zinedinë Zidane pasi la drejtimin e Realit të Madridit pas tre fitoreve të Champions League, mesa duket nuk është i interesuar as për botërorin. Gazetarët e kanë fotografuar në Ibiza teksa pushon me bashkëshorten e tij.

Top Channel